Pas incidentit në Kumanovë, reagon BDI: BDI: Jemi më të fortë sesa keqbërësit

Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.

Në një deklaratë për mediat BDI dënon  ashpër aktet e paligjshme ndaj karavanit të delegacionit.

“Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët.”

Në takimin me Kumanovarët Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbëshetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi  Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

Takimi me qytetarët u shoqërua me shumë entuziazëm nga të pranishmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme