Zejd Rexhepi: Ali Ahmetit duhet t’i thuhet JO me votë, e jo me dhunë!

“Nuk do mend që Ali Ahmeti dhe banda e tij mbajnë përgjegjësi morale dhe kombëtare për dhimbjen dhe poshtërimin që ia bënë shqiptarëve gjatë këtyre 14 viteve të kaluara. Do të ishte listë shumë e gjatë nëse i përmendim të gjitha vuajtjet e shkaktuara nga kjo bandë kriminele.
Mirëpo, dhuna ndaj tij nuk e arsyeton këtë mllef të akumuluar këto 14 vitet e fundit. Të jeni të bindur që këtë edhe e dëshiron Ali Ahmeti, sepse ai dhunën dhe krimin e ka gjuhën e vetme të tij të cilën në vazhdimësi e ka përdorur ndaj popullit të vet.
Shqiptarët e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Strugës e Dollnenit, duhet thënë JO Ali Ahmetit, por vetëm nëpërmjet dy rrugëve :
1. Duhet thënë JO Ali Ahmetit duke bojkotuar çdo tubim kudo që shkon ai, dhe
2. Duhet thënë JO Ali Ahmetit duke mos e votuar ate e as partinë e tij në ditën e votimit, në ditën kur shqiptarët vendosin për fatin e tyre.
Rruga e tretë, besoni që do të ishte e dëmshme për çdo shqiptar kudo qoftë ai”, kështu ka shkruar anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë ku lideri i BDI – së u prit me protesta dhe u gjuajt me gurë nga një grup qytetarësh./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme