Pas lirimit të Hardinajt, Serbia tërheq ambasadorin nga Franca

Pasi gjykata franceze liroi ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajn, Serbia ka vendosur që ta tërheq ambasadorin e saj nga shteti francez dhe që në tre muajt e ardhshëm të mos marrin pjesë në asnjë takim diplomatik.

Tanjug shkruan se kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ky vendim është marrë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës së Colmarit, e cila nuk e mori parasysh flet-arrestin e lëshuar nga Serbia për Ramush Haradinajn. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme