Pas mediave të mëdha të Perëndimit, Rusia sulmon edhe Balkanweb në Shqipëri

Pas mediave të mëdha të Perëndimit “Bild” dhe “Bloomberg”, që kanë ndikim në vendet e tyre, Rusia duket se ka kthyer vëmendjen edhe nga mediat shqiptare.


prin

Ambasada ruse në Shqipëria ka sulmuar “BalkanWeb”, pas botimit të një shkrimi me titull “Publikohet harta, ja si është rrethuar Ukraina, 35 mijë trupa ruse gati të hyjnë në Kiev. Alarmi i fundit i Britanisë”.

Në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e Rusisë i referohet lajmit, duke shkruar: “Trendi, i vendosur nga Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss në një takim me ministrin Sergej Lavrov në Moskë, gjatë të cilit ajo shpalli mosnjohjen e sovranitetit të Rusisë mbi rajonet e Rostovit dhe Voronezhit ndiqet me sukses nga gazetarët e portalit “Balkan Web”

bal

Në artikullin e publikuar nga “BalkanWeb” bëhet fjalë për një hartë të bërë publike, ku tregohet si është rrethuar Ukraina dhe se 35 mijë trupa janë gati të hyjë në Kiev. Një alarm ky i ngritur nga Britania.

“Britanikëve iu është lëshuar një paralajmërim përfundimtar për t’u larguar nga Ukraina pasi Rusia mund të fillojë të pushtojë në 48 orët e ardhshme. Dyshohet se bombat dhe raketat do të bien mbi qytete – përfshirë kryeqytetin Kiev – brenda disa minutave pasi Vladimir Putin të dërgojë urdhrin”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme