Zëdhënësi i FSHF del kundër Dukës: UEFA mbështet ata që luajnë me 11 vetë, jo poshtë tavolinave

Duket se në zyrat e institucionit të futbollit kanë filluar të mendojnë se Armand Duka dhe manipulimet që ai ka bërë për të siguruar rizgjedhjen e tij, duhet të marrë fund. “Futbolli me 12 vetë”, duket se ka shqetësuar edhe zëdhënësin e FSHF-së, Andi Verçani, i cili në ditët e fundit ka qenë ndër zërat që kanë mbrojtur me shpatë në dorë kreun e FSHF-së.


Por postimi i tij i fundit në rrjetet sociale duket se i drejtohet pikërisht “shefit” që kërkon mandatin e 6 radhazi. “Qartë dhe pastër. Këta janë ata burra dhje gra që kujdesen për futbolli e luajtur me 11 veta në Europë. Jo ata që dinë se futbolli luhet me 12 veta dhe vetëm në dhomë zhveshjeje”, shkruante Verçani në statusin e tij në rrjetet sociale për vizitën e delegacionit të UEFA-s në vendin tonë për të monitoruar procesin e zgjedhjeve dhe për të garantuar që janë të ligjshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme