Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.
Lidja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.
Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.
Kohëve të fundit, Roberti ka nisur një lidhje të re me bukuroshën nga Prishtina, Laureta Maqedonci.
Mirëpo lidhja e tyre përfundoi ende pak kohë pas zyrtarizimit të saj.
Roberti e ‘konfirmoi’ ndarjen nga Laureta përmes fshirjes të gjitha fotot me të, ndërsa Laureta është ‘zhdukur’ nga Instagrami që disa ditë, përcjell ORAinfo.
E kur kanë kaluar disa ditë nga ndarja e tyre, Roberti po del në shoqëri vetëm.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke ngrënë në restorant.
Nënë shoqërimin e verës së kuqe, Roberti shfaqet i vetmuar si kurrë me parë. /ORAinfo/