Pas përleshjes fizike ku pati edhe hedhje të karrigeve gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat; Sherif Vrajolli është emëruar kryetar i kësaj nëndege.
Ndërsa nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Mat është emëruar Kreshnik Hoxha, transmeton Klan Kosova.
Për të dy të zgjedhurit e lartpërmendur thuhet se janë mbështetës të Hazir Borovcit.
Dyshohet se përleshja e sotme ku mbetën të lënduar dy persona, është shkaktuar midis përkrahësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.