Pas përplasjes me Artan Grubin, a do ta ketë edhe Rafis Haliti fatin e Ermira Mehmetit?

Përfaqësuesi i BDI – së, Rafis Haliti me deklarimet e tij sërish ka vënë në pikëpyetje unitetin e partisë së Ali Ahmetit. Pas votimit të djeshëm për votimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Aliti kërkon përgjegjësi nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.
Aliti nuk e ka të qartë se si në fillim grupi i tij parlamentar ishte kundër, ndërsa disa minuta pas mesnate, depuetetët e BDI-së pa asnjë problem i kanë ngritur duart për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë.
“Grubi me dorën e tij e ka nënshkruar marrëveshjen për ndryshimin e ligjit, pa i njoftuar organet e grupit parlamentar dhe partinë. Kërkojë që sa më parë të mblidhen organet qendrore të partisë dhe aty do të kërkojë sqarim për këtë procedurë”, ka deklaruar Aliti.
Deputetët Talat Xhaferi dhe Rafis Haliti ishin kundër vendosjes në një listë të vecantë të 170 mijë votuesve që punojnë në diasporë, si dhe kundër fshirjes së 40 mijë votuesve nga lista zgjedhore. Sipas Alitit, shumica e këtyre votave iu përkasin shqiptarëve.
Rafis Haliti nuk është i pari që e kundërshtoi publikisht Artan Grubin. Kohë më parë në opinion ishte publike edhe një përplasje midis Ermira Mehmetit dhe dorës së djathtë të Ali Ahmetit, Artan Grubit. Jo shumë kohë pas kësaj përplasje, në opinion u publikua i ashtuquajturi “Sex Skandali”./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme