Pas raportimeve se mund të ketë përshkallëzim të situatës gjatë inaugurimit të presidentit, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Washington

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Washington, që do të duhej të zgjaste deri më 24 janar, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Një gjë e tillë është bërë pasi organet e sigurisë kanë paralajmëruar se mund të ketë trazira gjatë inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden, transmeton Telegrafi.

Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur kryerja e Washingtonit, Muriel Bowser gjatë javës së kaluar, kur një grup demonstruesish u futën dhunshëm në Kongres.

Prej asaj kohe informacione të vazhdueshme posedojnë organet e sigurisë, se mund të ketë trazira të planifikuara gjatë inaugurimit të Biden.

Siç raportojnë mediat amerikane shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i mundësojë departamentit për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë Federale për Menaxhimin e Situatave të Jashtëzakonshme, ta ndihmojnë qytetin në çfarëdo situate të jashtëzakonshme.

Bowser të dielën ka kërkuar ushtruesi i detyrës së Sekretarit për Siguri Kombëtare, Chad Wolf të miratojë deklaratën para se të vie deri te një katastrofë, duke ia zgjatur kështu angazhimin shërbimeve sekrete gjatë inaugurimit – nga 11 janari deri më 24. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme