Pas sherrit dhe akuzave për dhunë, mbahet sot seanca për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Ditën e sotme (18 mars), do të zhvillohet në gjykatë seanca për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, pas sherrit të bujshëm mes tyre dhe akuzave ndaj njëri-tjetrit për dhunë e tradhti.


Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 Mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme