Pas sondazhit të portalit Sakte.net, BDI mendon seriozisht ta tërheqë Teuta Arifin nga gara

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngelur partia e vetme e cila ende nuk ka caktuar kandidatin me të cilin do të garojë në Komunën e Tetovës. Burime brenda kësaj partie njoftojnë se edhe më tej ka përplasje në organet partiake mes Teuta Arifit dhe disa emrave të tjerë, por ende nuk mund të sillet një vendim i prerë.

Ndërkaq, tre partitë e tjera shqiptare tanimë kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre. Lëvizja Besa në Komunën e Tetovës do të garojë me kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasamin, Aleanca për Shqiptarët me Adnan Azirin, ndërsa PDSH me deputetin aktual Bardhyl Dautin.

Portali Sakte.net ka realizuar një sondazh se kush do ta fitojë komunën e Tetovës, ndërsa nga radhët e BDI – së ishte e përfshirë kryetarja aktuale, Teuta Arifi.

Në sondazh i cili vazhdon të jetë i hapur për më pak se dy orë kanë votuar 725 persona, ndërsa difernca ka qenë e thellë ngaqë 517 votues kanë preferuar Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ndërsa 122 janë shprehur për Teuta Arifin. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët ka marr vetëm 46 vota, ndërsa Bardhyl Dauti 34 vota. Sondazhi është edhe më tutje i hapur, ndërsa rezultati ndryshon nga çasti në çast.

Burime brenda BDI – së bëjnë të ditur për sakte.net se rezultatet e pakënaqshme në matjen e opinionit janë duke zbehur gjasat e Teuta Arifit që të kandidohet për një mandat të dytë./Sakte.net

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/735581653297213/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme