Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, deklarohet Blinken – konfirmon mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

Sekretari amerikan i Shetit, Antony Blinken, ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Blinken përmes një postimin në Twitter vlerësoi lartë mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës, derisa tha se SHBA do vazhdojë ta mbështet dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Bota sot”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, u shpreh Blinken.

Postimi i plotë

U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme