Pas takimit me Lefter Kokën flet avokati i tij: Gjithçka do të thotë në seancë

Fatmir Braka, avokati i Lefter Kokës nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me situatën e ish-ministrit Leftër Koka që ndodhet pas hekurave që nga dita e djeshme. Braka ka refuzuar tu përgjgjet pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga takimi që ka pasur me Kokën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë duke ia lënë gjithçka në dorë vetë të akuzuarit. Sipas gazetares Klodiana Lala, Braka është shprehur se Koka, gjithçka që do të ketë për të dëshmuar, do ta thotë në Gjykatë.


“Ish-ministri Lefter Koka vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit ku i vetmi që e ka takuar është avokati i tij Fatmir Braka që s’ka pranuar të japë prononicm për mediat por ka deklaruar se gjithcka që ai ka në raport me aferën e inceneratorëve do ta thotë në gjykatë në momentin që Lefter Koka do të dalë para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë,”- tha Klodiana Lala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme