Pasaporta japoneze vlerësohet si më e fuqishmja në botë, ajo e Kosovës mjaft poshtë

Qytetarët e Japonisë e kanë pasaportën më të fuqishme në botë, të ndjekur nga qytetarët e Singaporit dhe Koresë së Jugut, të cilët e zënë vendin e dytë. Në këtë radhitje vërehet mbizotërimi i shteteve aziatike. Sipas indeksit “Henley Passport Index”, qytetarët e Japonisë mund të udhëtojnë pa viza në 190 shtete të botës.

Në këtë listë është përfshirë edhe Kosova. Sipas të dhënave të publikuara, Kosova ndodhet në pozitën e 94-të, ndërsa qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 44 vende të ndryshme. Qytetarët e Singaporit dhe Koresë së Jugut mund të udhëtojnë pa viza në 189 shtete. Kjo është pozita më e lartë ndonjëherë e Koresë së Jugut. Hartimi i kësaj liste është mbështetur në të dhënat e Asociacionit të Transportit Ajror.

Në vendin e tretë janë Gjermania dhe Franca, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në 188 shtete. Në anën tjetër, pozita e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në këtë listë është dobësuar. Këto shtete gjenden në pozitën e gjashtë, ndërsa qytetarët e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 185 shtete. Kjo është një rënie e madhe, duke pasur parasysh faktin se këto shtete kanë qenë në vendin e parë para katër vjetëve.

Në vendin e katërt renditen Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia, ndërsa në vendin e pestë janë Spanja dhe Luksemburgu. Në vendet e fundit të kësaj liste ndodhen Iraku dhe Afganistani. Qytetarët e këtyre shteteve mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 30 shtete. Një kompani këshillëdhënëse ka thënë se mbizotërimi i vendeve aziatike është shenjë e efektit të jashtëzakonshëm që mobilizimi dhe imigrimi ndërkombëtar ka pasur në Azi, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme