Gazetar: Avni Tahiri
Vonesat gjatë marrjes së pasaportave dhe dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit kanë shkaktuar anulime udhëtimesh në shumë agjenci turistike në vend. E gjithë kjo ka ndikuar në humbje të mëdha financiare tek agjencitë. Ata presin që humbjet të jenë edhe më të mëdha pasi të pakët janë qytetaret që rezervojnë udhëtime shkaku i mos pasjes së pasaportave me emrin e ri të shtetit.
“Tani të gjithë frikësohen se si do jetë dhe për këtë shkak shumë nga prenotimet kanë mbetur të zbrazëta në krahasim me vitin e kaluar.” “Shembull më i freskët janë prenotimet e tetë marsit të cilët duhet të jenë për dy javë. Ne kishim veç më prenotime për udhëtimet e tetë marsit dhe jo në Greqi por në Serbi i cili është shtet që presim që nuk ka aq probleme por ndodhi që shkaku i mos lejimit të hyrjes me letërnjoftimet e vjetra por kërkojnë me emrin e ri”, deklaroi Gjorgji Vëçkov – pronar agjencie turistike.
Vonesa e marrjes në kohë të pasaportave ka ndikuar edhe në uljen e numrit të personave që kërkojnë punë sezonale jashtë shtetit neper agjencitë e ndërmjetësimit që ofrojnë punë jashtë shtetit.
“Në këtë periudhë që u bë ndërrimi i pasaportave dhe dokumenteve ndodhë një disbalancë në kuptimin që kemi shumë punëtorë të cilët i anulojnë pozicionet e tyre të punës për shkak se nuk kanë dokumente të vlefshme me të cilin do të mund të udhëtohet, për atë shkak ndjehet edhe një valë e tillë e cila nuk është r dëshiruar për agjencitë të cilat punojnë në ndërmjetësimin e punëtoreve jashtë por edhe pse është në një përqindje të vogël përsëri është prezent”, tha Donka Mijak – pronare agjencie për punë sezonale.
Sipas Agjencisë për ndërmjetësim punësimesh jashtë shtetit, shtetet më të preferuara për punë sezonale nga ana e qytetareve janë Sllovenia dhe Kroacia. /Alsat.mk