E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Sipas uebfaqes Carbuzz.com, McLaren ka lëshuar dritën e gjelbër për pasardhësin e modelit legjendar F1 dhe pritet që të dalë me njoftim zyrtar për prezantimin e tij së shpejti.
Dërgesat e para të pasardhësit të McLaren F1 do të fillojnë nga viti 2019.
McLaren thotë se modelin e ri do ta ofrojë me tre ulëse, ku ulësja e shoferit do të jetë e vendosur në mes, ngjashëm sikurse modeli F1, transmeton Koha.net.
Modeli i ri, të cilin kompania e quan McLaren hyper-GT, do të jetë ultra i shpejtë dhe luksoz me sistemin hibrid – motor 3.8-litër V8 dhe motor elektrik, ndërsa çmimi i tij pritet të jetë rreth 2 milionë funte.
McLaren hyper-GT mund të prodhohet në një seri të kufizuar, ndoshta prej 106 njësive. Po ashtu, piritet që modeli i ri të vijë me sistemin e modifikuar Proactive Chassis Control, si dhe me kabinën me një përzierje të modeleve F1 dhe material ultra modern.
Sipas njoftimeve të tanishme, nuk do të ketë versione sportive e as Spyder, ndërsa mbetet të presim për detaje të reja në të ardhmen.