Jo zyrtarisht raportohet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot do të takohet me liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të biseduar në lidhje me situatën aktuale e cila ka ngulfatur vendin që nga zgjedhjet e fundit.
Raportohet se Zaev ka kërkuar sërish të takohet me Ahmetin për të biseduar edhe në lidhje me veprimet e mëtutjeshme të shumicës parlamentare në Kuvend.
Takimi Ahmeti-Zaev akoma nuk është konfirmuar as nga BDI-ja e as nga LSDM-ja, me përjashtim të asaj që nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, ka deklaruar se partitë janë në kontakte permanente, përfshi edhe kryetarët e partive.