Pasi i prishi raportet me ndërkombëtarët për Specialen, Thaçi shkon për Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, njofton komunikata e Presidencës

“Gjatë qëndrimit atje, Presidenti Thaçi përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.

Më 22 dhjetor, tre liderët e vendit tentuan që përmes një seance të jashtëzakonshme të shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Por thirrjet dhe paralajmërimet kërcënuese të vendeve mike bënë që udhëheqësit kosovarë të tërhiqen nga kjo nismë.

Pas Kadri Veselit fillimisht, e pastaj Ramush Haradinajt, ditë më parë edhe presidenti Thaçi i cili konsiderohet të jetë iniciuesi i gjithë kësaj tha se Specialja nuk mund dhe nuk do të zhbëhet.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme