Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje befasuese

Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Pas javësh të tëra në qendër të vëmendjes dhe një përvoje që e ka kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ai po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe.

Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i emisionit përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ndanë me ndjekësit detajet e këtij episodi të shumëpritur.

“Gjesti do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës, të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel, në Kashar”, thuhet në postimin zyrtar të Portokalli-s.

Pjesëmarrja e tij në këtë format pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët janë kureshtarë të shohin anën komike dhe spontane të fituesit të BBVA-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme