Policia në Filipine ka zbuluar më shumë se 1.500 breshka të gjalla brenda valixheve në aeroportin e Manilas.
Breshkat, e gjetura në valixhet e braktisura në aeroport, kanë një vlerë në total prej 86.631 dollarë. Policia dyshon se transportuesi i braktisi pasi zbuloi dënimet e ashpra që përballen trafikantët e kafshëve të egra.
Ata përballen me dy vite burg nëse kapen. Një total prej 1.529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises, që është pjesë e listës së Kuqe të IUCN si specie në rrezik, u gjetën në katër valixhe të braktisura në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën.
Breshkat u braktisën nga një pasagjer që fluturoi nga Hong Kongu.
Bureau of Customs në aeroport tha se pasagjeri u informua për vigjilencën ndaj tregtisë ilegale të egra dhe dënimet që përballen trafikantët ndaj mori vendimin për ti lënë aty.
Breshkat përdoren si kafshë ekzotike por edhe në mjekësinë tradicionale.