Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se pas kyçjes së ekipeve të Ujësjellësit nga Shkupi, në Gostivar do të fillojë pastrimi i tërë sistemit të ujit me çka deri në fund të kësaj jave, pritet të ketë ujë për përdorim teknik. Ndërsa që uji të jetë edhe i pijshëm, do të punohet deri në fund të javës që vjen.
“Nëse shkon gjithçka si duhet, pasi u kyçën edhe ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi dhe ekspertë, unë pres deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknik të pastër në Gostivar, tani duhet të punohet drejt pastrimit të sistemit që të kemi ujë me kufi të lejuar të klorit dhe e cila do të jetë e mirë për përdorim teknik. Plani është që deri në fund të javës që vjen uji të jetë i mirë edhe për pije, kështu që punojmë edhe atje. – Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk
The post Pastrimi i sistemit të ujit në Gostivar, autoritetet publikojnë afatet appeared first on Alsat.



