Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar.
Nga shitja e tyre, parat do të shkonin në buxhetin e shtetit, raporton KTV. Madje, një numër i madh i tyre qëndrojnë në depon e Agjencisë për Adminstrim të Pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar që nga vitit 2012.
Drejtori i kësaj agjencie Rrahim Rama, ka thënë se çmimi i veturave të sekuestruara për një muaj u zbritet vlera nga 2.6 për qind.
Për këtë fajëson Gjykatat dhe Prokuroritë, derisa thotë se janë mbi 200 kërkesa që janë bërë për shitjen e pasurisë së sekuestruar.
Pavarësisht kësaj, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, thotë se humbjet financiare nuk janë të mëdha. Ka përmendur se janë rreth 100 raste kur Prokuroria i është përgjigjur pozitivisht Agjencisë.
Koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, thotë se mos shitja e pasurisë së sekuestruar bie në kundërshtim me nenin 269 të Kodit të Procedurës Penale.
Nga të dhënat e Agjencisë për Administrim të pasurisë, nga vitit 2011 pasuria e sekuestruar është rreth 29 milionë euro, pasuria e konfiskuar mbi 1 milion e 300 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e mjeteve që menaxhon kjo agjenci është rreth 35 milionë euro.
© KOHA.