Pasuria marramendëse e deklaruar nga kryetarja e Tetovës (Foto)

Komisioni shtetëror i Maqedonisë për parandalimin e Korrupsionit ka treguar informacionet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të partive në Maqedoni.

 

Në këtë listë është edhe kryetarja e Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila sipas këtyre të dhënave, posedon disa prona të patundshme.

Arifi është deklaruar të ketë katër banesa në Shkup dhe një në Tetovë, transmeton Gazeta Express.

Tri prej banesave të saj kanë madhësi prej 90 metrave katrorë.

Arifi, përveç pagës si kryetare e komunës, ajo ka të ardhura edhe nga Universiteti ku ligjëron.

Ndërsa, Kryetarja e Tetovës gjithashtu ka kredi, por edhe posedon dy makina si ‘Chervolet Captiva’dhe ‘Citroen’ /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme