Pati një konflikt midis tyre, plagoset i mituri nga bashkëmoshatari i tij! Shoqërohet në polici 12-vjeçari

Sarandë- Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.


Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme