PD-ja zgjedh sot kryetarin e ri

Demokratët do të votojnë sot për të zgjedhur kryetarin, mes kreut aktual Lulzim Basha dhe sfidantit të tij Eduard Selami.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 08.00 dhe do të mbyllen në 19.00 të pasdites së sotme.

Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme.

Zgjedhja e kryetarit të PD-së është me parimin një anëtar një votë, dhe mbahet pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD në gjithë vendin. Votimi do të zhvillohet në 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD.

Ka pesë komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se pesë degë të Partisë Demokratike, në Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi.

Të 73 komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propozuar prej secilit nga kandidatët në garë.

Në listat përfundimtare të votimit janë 103 952 anëtarë demokratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme