Partia Demokratike ka nisur një proces mobilizimi në të gjithë vendin për të kundërshtuar projektin e qeverisë për riorganizimin e hartës administrativo-territoriale.
Përmes një udhëzimi drejtuar degëve të saj, selia blu kërkon angazhimin e strukturave lokale në organizimin e një fronti qytetar kundër reformës.
Në dokument theksohet nevoja për bashkëpunim me këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësues të çdo force politike që kundërshton uljen e numrit të bashkive.
Synimi është koordinimi i veprimeve në nivel lokal dhe organizimi i protestave në zonat që preken nga ndryshimet e propozuara.
Demokratët argumentojnë se reforma e qeverisë rrezikon të dobësojë vetëqeverisjen vendore dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të përfshihen në kundërshtimin e saj.
Sipas tyre, mbrojtja e interesave të komuniteteve lokale duhet të jetë në qendër të debatit për çdo ndryshim territorial.
Udhëzimi parashikon gjithashtu mbledhje të menjëhershme me këshilltarët demokratë në bashki, me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për reagimin ndaj projektit të mazhorancës.
The post PD mobilizon strukturat kundër reformës territoriale, kërkon angazhimimin e strukturave lokale, ja udhëzimi drejtuar degëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



