PD publikon fotot: “Eskobari i Ballkanit” po pushon me skaf në Sarandë

Partia Demokratike ka publikuar sot dy fotografi, sipas të cilës tregojnë se Klement Balili i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge po pushon në Sarandë.

“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë. Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj? Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët.

Por cdo ditë që kalon thellohet edhe më shumë gjirizi i krimit dhe drogës ku është futur kryeministri në detyrë, gati të sfidojë edhe DEA-n amerikane, duke mbrojtur një të kërkuar prej saj si Klement Balili. Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”.​

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme