PD: Rama nuk e shpëtoi dot drogën e Bushit

E mërkurë, 19 Tetor 2016  –  Sakte.net

Partia Demokratike thotë se 1.3 ton kanabis në Krujë arritën të asgjësohen pasi qeveria nuk ishte në dijeni të hetimeve të nisura, që në muajin korrik, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimet Inteligjente.

Sipas deputetit Flamur Noka shmangia e kryeministrit është bërë pasi droga e sekuestruar ishte në territorin e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Flamur Noka: Ndërkohë që fut në kazanin e tij mediat më të rëndësishme të botës që flasin për këtë çështje, prokuroria dhe shërbimi inteligjent, për të kapur drogën në Krujë, ashtu si edhe 23 tonët në Vlorë, duhet patjetër të shmangin Edi Ramën. Nëse Edi Rama ka dijeni për aksionin, droga shpëton, trafikantët shpëtojnë.

Demokratët thonë se gjendja e kanabisit në vend ka marrë përmasa alarmante, fakt që sipas tyre provohet edhe nga anti-mafia italiane./ TV KLAN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme