PDIU: Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme

Deklaratë për media e PDIU, Shpëtim Idrizi:

Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme.


Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.


Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.


Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.


Një nismë q; sjell një çorientim gjeopolitik.


Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.


Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.


Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.


Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.


Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.


Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme