PDK dënohet për nxitje të urrejtjes ndaj Shpend Ahmetit

PDK është dënuar me 3 mijë euro nga PZAP-i për nxitje të urrejtjes.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, ndërkaq subjektit politik PDK i ka shqiptuar dënimin me gjobë në vlerën prej 3 mijë eurove, për shkak të nxitjes së urrejtjes.
BIRN dhe I/KS kishin dërguar në PZAP disa fotografi gjatë një aktiviteti të PDK-së në Lagjen Dragodan ku ishte publikuar një fotografi e deformuar e Shpend Ahmetit e cila nga PZAP është vlerësuar si nxitje e urrejtjes.

Në përgjigjen ndaj ankesës PDK ka theksuar se ankesa është e pabazuar, pasi që nga fotot e dorëzuara të BIRN dhe I/KS nuk shihet se janë shpërndarë posterë reklamues të subjektit politik PDK, por është në pyetje identifikimi dhe pasqyrimi i gjendjes mjeruese në një pjesë të qytetit në Prishtinë dhe se ato shenja janë vetëm shenja informuese për qytetarët në pjesën nga kalojnë për çdo ditë.

Paneli pasi që shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës gjeti se ankesa është e bazuar.

“Paneli nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, e cila gjendet në shkresat e lëndës, në mënyrë të padyshimtë, ka konstatuar se subjekti politik PDK, ka vendosur posterë me përmbajtje politike, në trotuare, veprim ky që është në kundërshtim me nenin 33.1 pika i) e Kodit të Mirësjelljes”, thuhet në arsyetimin e vendimit të PZAP-it.

Sipas PZAP-it, në nenin 33.1 pika i të Kodit të Mirësjelljes thuhet “Përdorimi i gjuhës në formën e shkruar apo gojore, që nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt tjetrit duke publikuar fotografi, që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”.

PZAP, po ashtu ka urdhëruar PDK-në që brenda afatit prej 24 orëve nga pranimi i këtij vendimi ta përmirësojë shkeljen e përcaktuar, në të kundërtën mund të dënohet me dënim shtesë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për dënime tjera të PDK-së nga ankesat në PZAP të BIRN dhe Internews Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme