PDK dhe ekstaza e të tjerëve

 

Autor:Ridvan EMINI

Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Drenas përkatësisht balotazhi i PDK-së me Nismën për Kosovën, ka gëzuar tej mase shumë analistë politikë dhe shumë subjekte politike. Bastioni i PDK-së konsiderohej prej kohësh Drenica pasi që edhe lideri i kësaj partie vinte nga ky rajon, z.Hashim Thaçi tashmë president i vendit. Pasuesi i  tij z.Kadri Veseli edhe pse nuk është nga ky regjion, kishte reagime se pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në drejtimin e PDK-së, bastioni i saj do të vazhdoj të mbetet Drenica. Në fakt në një shkrimë të titulluar “PDK nuk do jetë më parti vetëm e Drenicës”, të publikuar në ditët kur është zgjedhur kryetar i PDK-së z.Kadri Veseli, thuhet se bastioni i PDK-së nuk është më vetëm Drenica, por kjo parti do të ketë disa poli-qendra për dallim nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më tani. Pra, PDK nuk e ka më liderin e saj nga regjioni i Drenicës, dhe vizitat e z.Veseli gjithandej Kosovës, duken se janë vizita të cilat do e zhveshin PDK-në nga petku i provincializmit. Gjithashtu, reforma brenda partisë e filluar nga ish lideri i PDK-së z.Thaçi, është vazhduar edhe nga z.Veseli. Ajo që duhet potencuar që tani është se reforma e z.Veseli duhet të jetë më përmbajtësore, ndërsa ai dhe ekipi e tij udhëheqës, në disa raste duhet të distancohet nga disa individ përbrenda partisë, e në disa raste të tjera duhet të kërkohet lirimi i hapësirës për veprim të brezit të ri brenda partisë, në mënyrë që reforma të ketë kuptim.

Balotazhi në Drenas, pa dyshim se mbart në vete disa mesazhe. Mesazhet nuk flasin vetëm për PDK-në, që me padurim po flitet gjithandej nëpër media për një rënie të madhe të PDK-së. Mesazhet janë për të gjitha partitë politike, e veçanërisht për ato që konsiderohen si një alternativë. Epërsia e PDK-së në Drenas në zgjedhjet e katër dhjetorit, tregon se në zgjedhjet e fundit lokale apo edhe ato të më hershmet në këtë komunë nuk ka pasur fabrikim të votave ashtu siç mendohet në opinion. Pra, vetëm nëse analizojmë votat e të të gjithë kandidatëve të cilët kanë qenë pjesë e PDK-së, është e qartë se votat të cilat i kishte marrë z.Demaku nuk ishin të fabrikuara.

Analistët politik dhe pjesëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe të partive politike, janë të entuziazmuar rreth balotazhit në Drenas, duke u shprehur se PDK, nuk do të arrij të marrë fitore në Drenas, apo edhe në opsionin tjetër shumë të shprehur se, balotazhi po tregon që PDK nuk ka një stabilitet elektoral.

Në një shikim të thjesht edhe mund të duket ashtu, por nëse analizohet situata dhe procesi nëpër të cilin po kalon së pari PDK dhe Kosova në tërësi, duke përfshi këtu edhe partitë e tjera të mëdha si LDK-në, VV-në, AAK-në e të tjera, mund të themi se PDK karshi partive të tjera është mjaftë e konsoliduar. Ajo, edhe pse pak kohë më parë ka ndërruar timonierin e saj, edhe pse shumë kryetarë komunash të cilët vinë nga kjo parti, përballen me drejtësinë dhe ligjin, ajo gjithsesi mbetet lidere për sa i përket qasjes ndaj problematikave  të caktuara në vend. Mirëpo, sa i përket organizimit të partisë, vetëm VV mund të jetë e organizuar në një nivel të barabartë apo edhe më mirë se PDK, ndërsa partitë e tjera mbesin shumë larg nga këto dy parti.

Qeverisja e PDK-së që nga viti 2007 e deri më tani, gjithashtu është një faktorë tjetër i cili e bënë shumë më të ekspozuar këtë parti ndaj kritikave se sa cilëndo parti tjetër opozitare. Qeverisja e gjatë, konsumon partinë, dhe me kohë nxjerr në pah edhe të metat e saj, dhe z.Veseli duhet ta ketë parasysh një gjë të tillë. Andaj, një reformim rrënjësor duhet të ndodh edhe në degët e kësaj partie, në mënyrë që emërimi i kandidatëve për kryetarë komunash duhet të jetë mjaftë i kujdesshëm, por jo edhe si në rastin e Drenasit, sepse një kandidat si z.Lladrovci, nuk paraqet ndryshim për partinë, sepse ky kandidatë është mjaftë i konsumuar politikisht.

Euforia e të tjerëve kundrejt PDK-së, në asnjë rrethanë nuk paraqet dobësim të kësaj partie. Përkundrazi, kjo eufori po vë në pah bllokun e partive kundër saj, duke përfshi edhe vet partnerin e koalicionit qeverisës LDK. Drenasi, mbetët një test i rëndësishëm për PDK-në, por gjithashtu Drenasi tregoi edhe fuqinë e dobët të partive të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme