PDK-ja kërcënon me mospranim të rezultateve në Prizren

“Në të gjitha këto qendra ne kërkojmë rinumërim, rivotim dhe në disa Qendra të Votimit të shpallen të pavlefshme, pasi të njëjtat janë keqpërdorur në te kundërtën PDK do te kundërshtojmë rezultatet”, ka thënë Kujtim Gashi nga PDK-ja.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga PZAP-ja që të anulohet procesi i votimit në Qendrën e Votimit 2004/A në Shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.

Kujtim Gashi nga PDK-ja ka thënë se në këtë qendër janë evidentuar shumë shkelje nga persona të panjohur e të paautorizuar.

“Janë hasur persona të panjohur e të paautorizuar në vendvotime. Persona të panjohur të cilët kanë votuar në emër të personave të tjerë, ka qenë një dukuri mjaftë e shpërndarë. Kemi pasur edhe dëmtim të kutive të votimit në 2004 A, si dhe kemi pas ndërhyrje në formularin e rezultateve”, ka thënë Gashi nga PDK-ja.

Ai ka kërkuar nga Paneli për Shqyrtimin e Ankesave që të anulohet rezultatet e zgjedhjeve në disa vendvotime të kësaj qendre.

“Duke u bazuar në këto shkelje kërkojmë nga PZAP të anulohen rezultatet e numërimit dhe të shkohet në rivotim në këtë qendër”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, ka kërkuar që PZAP-ja të merr vendim për rinumërim të përgjithshëm në tërë komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se ka bërë ankesa edhe për Liria në Bellaverkë të Rahovecit, në të cilën kanë kërkuar vetëm rinumërim të votave. Ndërsa në shkollën “Isa Boletini” në Rahovecë dhe në fshatin Ratkovc sipas tij ka pasur blerje të votave, prandaj sipas tij ka kërkuar që rezultatet të shpallen të pavlefshme.

“Në të gjitha këto qendra ne kërkojmë rinumërim, rivotim dhe në disa Qendra të Votimit të shpallen të pavlefshme, pasi të njëjtat janë keqpërdorur në te kundërtën PDK do te kundërshtojmë rezultatet”, ka thënë Kujtim Gashi nga PDK-ja. “Vetëm përsëritja e zgjedhjeve do të sjellte në vend vullnetin e votueseve dhe çdo vendim tjetër do ta legjitimonte këto shkelje. Për ne ky proces i papranueshëm nëse KQZ nuk vepron në kuadër të ankesave që i kemi bërë dhe duke u bazuar në ligjin për zgjedhjet”, ka shtuar Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme