“PDK-ja përjashtoi Shukri Bujën për shkak të aferave korruptive”

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, që ishte edhe kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shukri Buja, pritet që sot t’i bashkohet partisë Nisma për Kosovën, e cila i ka dhënë mundësinë për të kandiduar në emër të kësaj partie për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Kalimi i Bujës te Nisma vjen pak ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ia konfirmoi mosbesimin për ta kandiduar për kryetar komune.

Në PDK thonë se arsyeja që Buja nuk u kandidu edhe për një mandat janë shkaku i “aferave dhe aktakuzave që Prokuroria ka ngritur ndaj Bujës”.

Burime të lajmi.net brenda PDK-së kanë thënë se “Buja bënë pjesë në listën e zyrtarëve të PDK-së që partia ka vendosur t’i largoj nga radhët e saj për shkak të veprave korruptive dhe aferave të shumta për të cilat akuzohen nga organet e rendit”, ka thënë një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti.

Sipas këtij zyrtari “Buja ishte pasuruar së tepërmi gjatë kohës sa ishte në pushtet”.

“Shukri Buja njihet në publik si ish kryetar i Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, ndërsa pas luftës ai është pasuruar mjaft shumë, falë pushtetit që ka pasur. Ai është ndër të parët kosovarë që ka blerë veturë luksoze BMË X5, për të cilën në Doganë patën treguar se i është dashur të pres disa muaj për ta sjellë katalogun për doganimin e asaj veture. Po ashtu ai kishte blerë prona dhe ndërtuar një restorant të njohur në periferi të Lipjanit”, thotë zyrtari i PDK-së.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Shukri Bujës në shkurt të këtij viti për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa gjatë vitit 2015 ai ishte dënuar për vepra të tilla më disa muaj burg dhe 2000 euro gjobë.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur se “fatin e Bujës do ta kenë edhe disa zyrtarë tjerë partiakë ndaj të cilëve ka dyshime se kanë kryer afera korruptive dhe janë pasuruar në emër të pushtetit që e kanë pasur nga qeverisja e PDK-së”.

Në PDK thonë se “kjo është një fshesë e kryetarit Kadri Veseli, i cili është zotuar se do ta reformojë Partinë Demokratike dhe do t’ia kthejë dinjitetin që e meriton secili anëtar i kësaj partie, duke u pastruar nga njerëzit që e kanë keqpërdorur besimin e dhënë nga partia”.

Buja para pak dite ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja përmes një letre publike kishte sqaruar largimin./Lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme