Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës pritet që nesër nga orët e hershme të mëngjesit të mblidhet në Selinë Qendore të partisë.
Indeksonline mëson se arsyeja e këtij takimi është seanca për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.
“Po, në ora 8:00 këshilli drejtues i partisë do të mblidhet për të diskutuar rreth mocionit të “Nisma”-s”, thotë ky burim.
Ndryshe, seanca e nesërme parlamentare pritet të mbahet ora 10:00. /Indeksonline/