Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, qëndruan në Prekaz të enjten, ku vizituan kullën e familjes Jashari.
Gjatë vizitës, aty ishin të pranishëm një numër i madh qytetarësh, që kanë shprehur nderimin dhe respektin për ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një video të shpërndarë live, shihet se disa qytetarë kanë përcjellë kryeministrin Kurti me brohorima, duke thënë “PDK, PDK, PDK”.