Partisë Demokratike, nuk po i ndahen telashet në Skenderaj.
Ndonëse dikur bastioni më i madh i PDK-së, kjo parti tani po ka telashe me njerëzit e vet, shkruan Magazina.al
Akuza të rënda i kanë drejtuar deputetit të PDK-së nga Skenderaj, Mergim Lushtakut, për ndërhyrje në procesin e brendshëm zgjedhor të partisë.
Të rinjët e lagjes III në Skenderaj, thonë se janë përjashtuar dhunshëm nga procesi zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK).
Këto akuza i ka drejtuar Ramiz Shala, që është nipi i nënkryetarit të Skenderajit, Nuredin Lushtaku.Ai ka akuzuar deputetin Mergjim Lushtakun për ndërhyrje në këtë proces.
“Mergim Lushtaku &kompani me diktat me dhun e pa asnje te drejt pa qene pjes e asnje komisioni per organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-së vjen e i fut ne bela te rinjet e shendoshe qe janë zemra e PDK-së”, ka shkruar Shala në rrjetin social facebook.
Shala ka thënë se kjo nuk është hera e parë që pengohen zgjedhjet e lira brenda partisë, ndërsa ka treguar se situata në disa raste ka mundur të eskaloj edhe në dhunë.
Ky është shkrimi i plotë:
Te rinjet e lagjes III sot u perjashtuan me arbitrarizem me masa policore e me huliganizem me njerz pa asnje kompetenc sot prishen procesin zgjedhor ne nendegen Skenderaj III te PDK-së ku kishim organizuar zgjedhjet ne RDK.
Le qe e kishin nda lagjen tonë por i kishin sjell disa te rinë prej fshatrave, bile disa edhe aktivist tê njohur të VETVENDOSJES.
Mergim Lushtaku &kompani me diktat me dhun e pa asnje te drejt pa qene pjes e asnje komisioni per organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-së vjen e i fut ne bela te rinjet e shendoshe qe janë zemra e PDK-së.
I biri i babes me 27 miljon euro pasuri me disa diletant te manipuluar sot perpak sa nuk i futen ne vrasje te rinjet e LAGJES III
Per kunder miljonave me gzon fakti qe kontribuova qe te shpetoj pa e hanger naj thik a naj plum.
Me dhun e barbarizem nuk sunohet elektorati i PDK-së.
Pse me diktatur, te rinjet kan te drejt te zgjidhen dhe te zgjedhin por jo me emrim e me trusni pare e shantazh, me aklamacion e pa asnje garë.
Nuk e di ku është Kadri Veseli qe provon me huligaj me e majt PDK-në ne Skenderaj..
Huligantet edhe ne NENDEGA KLIN E POSHTME dje perpak sa nuk eskalioj situata per te perfunduar zoti e din ku.
Çka po doni keshtu.
Babë e bir me uzuepu procesin e Partinê a?
Në NËNDEGEN SKENDERAJ II ne menyr tinxare i kanë nominu delegatet edhe një kinse krytar pa ditë kush, nderkaq termini ka qene ne ora 19:00 ne shkollen teknike.
33 vjet i ka biri 27 miljon euro pasuri hajde hajde te rinjet pa pun krejtë.
Lagja numer 3 eshte bastion i PDK-së dhe rinia e jonë është katalizator i zhvillimit të aktiviteteve ne kë lagj.
Po ani ska vend per zhgenjim sepse ne e dojmë PDK-në pa HULIGANIZEM e pa HAJNA.