Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Sipas PDK-së, kjo konventë është e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Në konventë do të marrin pjesë 794 delegatë dhe kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, dy ditë më parë, përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për këtë post.