Duhet të ishin në auditore duke dhënë mësim, duke qenë se viti akademik ka nisur vetëm 4 ditë më parë, po pedagogët sot, kanë mbushur sheshin përpara universitetit Politeknik në Tiranë.
“Universiteti është vend I shpresë, por cfarë shprese mund të ngjallin ato në Shqipëri, me pedagogët të keqpaguar, mjedise të parikonstruktuar, pa kushte për mësim.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Top Channel