Pejani rrah nënën dhe gruan, ju hedh sprej në dhomë

Një qytetar nga Peja ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij sipas Policisë së Kosovës.

Personi fillimisht kishte hedhur sprej në dhomë dhe më pas kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortës së tij, njofton gazetametro.net.

Por, i dyshuar nuk kishte vetëm sprej, ai me veti mbane edhe një armë zjarri të tipit revole, i cili kishte një karrikator me 10 fishekë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte ushtruar dhune ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra K/Shqiptare. I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur sprej. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë zjarri-revole me një karikator dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme