Pendarovski akuza VMRO-së: Në mungesë të ideve po mundohet të diskreditojë figurën time

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski akuzon VMRO-DPMNE-në se po mundohet të diskreditojnë figurën e tij.

“VMRO-DPMNE në mungesë të ideve esenciale dhe ofertës për qytetarët, vazhdon të përdor zhargonin e rrugës dhe frazat e vjetruara, duke u përpjekur të diskreditojë mua dhe besueshmërinë time. Me këtë lloj komunikimi politik VMRO-DPMNE nuk do të arrijë asgjë. Qytetarët e dinë mirë se kush jam unë, gjithmonë transparent, i hapur dhe mes qytetarëve. Nëse janë një opsion serioz politik që ka një ofertë për qytetarët, unë rekomandoj që të fokusohen në atë, e jo në politikë të ulët”, tha Pendarovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme