Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe nuk mund të jenë objekt i ndonjë negocimi, deklaroi presidenti I vendit Stevo Pendarovski në një intervistë me “Politika” të Beogradit të publikuar sot.
“Maqedonia e Veriut në krahasim me fqinjët e saj, e përfundon shtetësinë më së voni përmes një procesi kompleks të luftës për çlirimin kombëtar dhe emancipimin, dhe ndoshta ky faktor ka një ndikim të madh mbi disa tendenca negative te një pjesë e opinionit dhe politikanëve në vendet fqinje. Sidoqoftë, shtetësia dhe gjuha jonë standarde janë një proces i plotë dhe ky fakt duhet të pranohet nga të gjithë, drejt ndërtimit të bashkëpunimit pasi të gjitha vendet fqinje kanë të njëjtën orientim strategjik, integrimin në Bashkimin Evropian”, thotë Pendarovski.