Pendarovski: Interesat e qytetarëve dhe shtetit në radhë të parë

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se në demokraci nuk ka politikan për të cilin nuk ka kritika të mira apo të këqija, duke theksuar se edhe gjatë mandatit të tij është përkrahur dhe kritikuar për disa vendime. Ai me këtë rast theksoi se interesat e tij kanë qenë gjithmonë në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe shtetit, dhe para tyre ka qenë gjithmonë transparent dhe asnjëherë nuk i është shmangur përgjegjësisë.

“A do të kisha qenë në gjendje të veproja ndryshe kur merrja disa vendime – me siguri! A kam qenë pa mëkat – absolutisht jo. Mirëpo, asnjëherë nuk kam pasur qëllime të këqija ndaj askujt, asnjëherë nuk kam marrë pjesë në fushata të pista kundër kundërshtarëve politikë gjatë mandatit tim, edhe pse nuk jam kursyer prej tyre, as unë dhe as familja ime, asnjëherë nuk kam negociuar tenderë dhe komisione, nuk kam punësuar të afërmit dhe miqtë dhe unë kurrë nuk kam kërkuar trajtim të veçantë për veten apo të dashurit e mi. Si për të gjithë, ashtu edhe për mua”, theksoi presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij është munduar që të jetë i aksesueshëm për çdo qytetar, të dëgjojë hallet e tyre dhe kudo që ka mundur të ndihmojë – ka ndihmuar, ndonjëherë joformalisht, duke i bindur ata që ishin zyrtarisht kompetentë për të ndihmuar njerëzit.
“E kam konsideruar si detyrim moral të përfaqësoj pikëpamjet e të margjinalizuarve, të dëmtuar nga padrejtësitë, të harruar nga sistemi, zëri i të cilëve nuk arrin deri te institucionet. Dhe nga ai aspekt, ndërgjegjja ime është e pastër”, tha presidenti Pendarovski gjatë fjalimit të tij në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme