Lista e emrave për falje të të dënuarve është tërhequr me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pritet të dërgohet sërish në Kabinetin e Presidentit, tha kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, shkruan Alsa
Siç tha ai, komisioni i faljes do të mblidhet për rreth një javë pas marrjes së versionit përfundimtar.
“Vetëm prej tyre varet se kur do ta kthejnë tek ne, do ta dërgojnë për të rishikuar dhe kur ta pranojmë shumë shpejt pastaj do ta caktojmë komisionin për falje”, tha Pendarovski.