Kandidati për president, Stevo Pendarovski e ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.
“Rezultate janë të qarta dhe nuk kam ndërmend t’i shpjegojë. Koncepti jem për Maqedoni multietnike për fat të keq nuk mori shumicë dhe përkrahjen e qytetarëve. Jam thellësisht i bindur se vetëm kështu Maqedonia mund të jetë demokratike dhe e prosperuar. Për këtë shkak ndërgjegjja ime është e pastër. Nuk hjam i sigurt se është e qetë e atyre të cilët nuk lejuan qytetarët të marrin fletën e dytë dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale”, ka deklaruar Pendarovski.