Pentagoni konfirmon vdekjen e liderit të al-Kaidës në Afganistan

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Sulmet ajrore që kishin si shënjestër udhëheqësit e lartë të al-Kaidës në Afganistan, muajin e kaluar kanë vrarë të paktën një nga objektivat e tyre të synuara, konfirmoi dje në mbrëmje vonë Pentagoni.
SHBA- ja kreu sulmet ajrore të ndara kundër Faruk al-Qatani dhe Bilal el-Utabi në provincën Kunar në verilindje të Afganistanit më 23 tetor.
“Ne tani mund të konfirmojmë me saktësi se sulmet ajrore të kryera nga ushtria amerikane më 23 tetor në Kunar, Afganistan, ka rezultuar me vdekjen e udhëheqësit të lartë të al-Kaedës Faruk al-Qatani”, tha sekretari i shtypit të Pentagonit, Peter Cook.
“Fati i Al-Utabi është ende i paqartë”, shtoi Cook.
Megjithatë anëtari i këshillit të provincës Kunar, Wilayat Khan deklaroi muajin e kaluar se edhe ai kishte vdekur.
“Al-Qatani ishte një lider i lartë i al-Kaedës në lindje të Afganistanit dhe një nga komplotistët e lartë të sulmeve të grupit terrorist kundër SHBA-ve”, përfundoi Cook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme