Tash kur debati për kodin telefonik po zhvillohet në vend, drejtori i VALA-s, Agron Mustafa ka treguar se sa para kanë shkuar deri tash në Monako.
“Rreth 200 milionë euro, më saktësisht 194 milionë euro kanë shkuar në Monako për këto 16 vite”, ka thënë Mustafa në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.
E kjo gjendje tash do të ndryshojë sipas Mustafës, i cili ka thënë se tash do të jenë vetë përcaktues të çmimit.