Seanca e parë e lëndës “Treqind” të PSP-së do të mbahet nesër. Gjykatëse e lëndës është gjykatësja Lidija Petrovska e cila po vepron edhe në dy lëndë të tjera të PSP-së, “Fortesa 2” dhe “Transporter”.
Rasti “Treqind” ka të bëjë me pajisjen me 300 vetura për nevojat e MPB-së duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 453.570 euro. Për këtë është akuzuar ndihmës ministri I MPB-së Gjoko Popovski.
Sipas PSP-së Popovski tenderin për blerjen e veturave ua ka ndarë ndërmarrjeve që nuk kanë pasur oferta më të lira.