Profesori dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke folur për situatën aktuale në vend, për mungesën e shumicës së nevojshme dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në të, vlerëson se do të ketë një periudhë e pazareve politike dhe sipas tij, një prej tyre mund të jenë zgjedhjet e parakohshme për të marrë dritë jeshile nga opozita në Kuvend.
“Ne e dimë se të gjitha partitë politike do të bëjnë pazare, megjithatë, nëse opozitës i ofrohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, hipotetikisht, në vitin 2023 dhe në këmbim t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese… Do ta ketë të vështirë opozita të justifikojë votën e saj sepse do të jetë në situatë të tërhiqet nga qëndrimi i saj se nuk do të votojë për bullgarët në Kushtetutë… gjithmonë mund të gjenden justifikime të mira”, tha Naumovski./ Alsat.mk