Për çfarë akuzohen pjesëtarë të “Syri i Popullit” dhe të “Avni Rrustemave”

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave të dyshuar si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustema”, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, raporton KTV.

Në aktakuzë thuhet se këta persona, më 15.05.2015, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme, me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike e kushtetuese në Kosovë.

Gjithashtu, sipas PSRK-së, i pandehuri A.Ll. akuzohet se derisa ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan, duke e përdorur kanosjen dhe forcën, e ka kryer veprën penale “dhunim”.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë aktvendim për pezullimin e hetimit kundër katër personave, të cilët thuhet se tani kanë qenë të paarritshëm për Prokurorinë.

Ndaj 6 peronave të tjerë, Prokuroria ka pushuar krejtësisht hetimet në mungesë të provave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme