Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.
“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.
Kujtojmë se kallëzim nfaj tij është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendon se vëllai i kryeministrit ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.